Priten protesta në Shkup për "Monstrën" dhe "Sopotin"
Lokale

Priten protesta në Shkup për "Monstrën" dhe "Sopotin"

29.Apr.2015 10:02
0

Këshilli Organizativ për drejtësi për të burgosurit e rastit “Monstra” fton të gjithë që të marrin pjesë në protestë ku kërkohet që të akuzuarit në këtë rast të shpallen fajtorë dhe kryerësit e vërtetë të këtij rasti të dalin para drejtësisë. Kjo protrestë pritet që së shpejti të mbahet në Shkup.

Ky Këshill në bashkëpunim me Shoqatat e Kulturës Shqiptare në Maqedoni i fton gjitha OJQ-të që synim dhe program të tyre kanë mbrojtjen dhe liritë e njeriut, të bashkëngjiten për organizimin e një marshi dinjitoz në qytetin e Shkupit, duke u solidarizuar me rastin dhe duke kërkuar: Shpalljen e pafajsisë së plotë të rastit të montuar të Sopotit; zbardhjen dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtet të këtij rasti; dhe që të ndalen rastet e montuara dhe që ligji dhe drejtësia të mbisundojnë në vend, njoftojnë mediat shqip në Maqedoni.

Në rastin “Monstra” gjashtë shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm duke u shpallur fajtor se më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit kanë kryer një akt terrorist. Ne këtë ngjarje u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas.

Ndërkaq në procesin e njohur gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg.

Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil.

6 prej personave të dënuar kanë vuajtur mbi 7 vite në burg, ndërsa 5 prej të akuzuarve u dënuan në mungesë. /Titulli.com/

Progresi Evropian miraton projekte, përfituese edhe Lugina e Preshevës (Foto)
Burimi i ujit që po "përmbyt" Preshevën (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration